Probleme për Teo Hernandez, një person bëhet për spital nga sulmet e qenit të mbrojtësit

Duket se problemet me qenin e mbrojtësit të Milanit, Teo Hernandez, nuk kanë të sosur, ku së fundmi ai ka sulmuar një njeri.

teo hernandez

Pitbulli që mbrojtësi mban në shtëpi thuhet se ka sulmuar një burrë që ka kaluar pranë shtëpisë së tij, duke e dërguar në spital për 30 ditë, për shkak të frakturave që kishte pësuar në trup.

Ky është episodi i dytë që ka ndodhur me qenin e Teos, pas një tjetër sulmi të disa muajve më parë, kur ai kishte sulmuar për vdekje një qen tjetër dhe më pas kishte sulmuar pronaren e tij.

Siç bëjnë me dije mediat në Itali, është dërguar një letër në bashki me firmat e disa personave që jetojnë në atë rezidencë, për ta përzënë Teon ose qenin e tij nga aty, pasi shumë afër me vilën e francezit ndodhet dhe një park për fëmijë, gjë që mund të sjelli sulme të tjera.

Arena e Lajmit

Probleme për Teo Hernandez, një person bëhet për spital nga sulmet e qenit të mbrojtësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook