Deputeti i PD merr mesazhin live në “News 24” për Kuvendin e nesërm: Ftesa nuk ma ndryshon qëndrimin

Pikat Mbi I888

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Pikat mbi I” në “News 24”, ku ndër temat që u diskutuan ishin vizita e zyrtares së DASH në Tiranë dhe situata në Partisë Demokratike, një ditë para Kuvendit të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Teksa po diskutonin mbi këto çështje, në telefonin e Agron Gjekmarkajt mbërriti një mesazh nga Komisioni i Rithemelimit, ku i bëhej ftesë për Kuvendin e nesërm. Gjekmarkaj tha se edhe pse ftesa iu bë, nuk do të shkojë në Kuvend.

“Emisioni juaj bëri efekt. Sapo më erdhi një ftesë nga Komisioni i Rithemelimit në whatsapp, ku ftohem të tërheq mandatin në recepsion për Kongresin. Ftesa nuk ma ndryshon qëndrimin”, u shpreh Gjekmarkaj.

Deputeti i PD merr mesazhin live në “News 24” për Kuvendin e nesërm: Ftesa nuk ma ndryshon qëndrimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook