FOTO / Nga “Mos u tall në Parajsë” e Anjelit, te nderimet e Milanit, Interit e Realit. Futbolli bashkohet në ngushëllimet për Raiolën

Ndarja nga jeta e Mino Raiolës ka sjellë menjëherë reagimet nga bota e futbollit. Futbollistë, drejtues klubesh, apo edhe vetë klube, i janë bashkuar menjëherë ngushëllimeve për menaxherin e njohur italian i cili ka bërë disa nga lëvizjet me të bujshme të dekadës së fundit.

RAIOLA 1

“Mos u tall në Parajsë, ata e dinë të vërtetën”, shkruante presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli në një postim në rrjetet sociale për menaxherin e njohur. Ndërkohë, lojtarë që kanë qenë pjesë e grupit që administronte Raiola si Verrati, Dumfrajs apo Boadu kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ashtu si edhe babai i Haland, i cili shkruante “Më i miri” për të.

Ndërkohë, i janë bashkuar në ngushëllimet e tyre familjes edhe klube si Milani, Interi e Reali, me të cilët Raiola ka bashkëpunuar shpesh për transferime të rëndësishme lojtarësh. Pavarësisht përplasjeve që drejtuesit e këtyre klubeve mund të kenë pasur me të, ata kanë menduar të nderojnë një figurë që gjithsesi ishte protagonist i botës së futbollit.

sfsfsfsfsdfsdfsdfsdfffffffff173028549-fed55bdd-b208-49db-8ead-98d43ea4656fsdfsdfsdfsdfsdfffffsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfasdfsdfsdfadfasdfsdfsdfafafafsdftrytrtrytrydsfsdfsdfsfiyuiuyiy

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook