Besëlidhja kërkon kthesën me Besën. E pret në shtëpi dhe nuk duan që të falin më pikë, për të mos rrezikuar më. Kapiteni nuk beson se do të mbërrijnë deri në atë pikë, e megjithatë kërkon vigjilencë. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Patrik Fetaj u shpreh:
“Teksa kampionati po shkon drejt mbylljes, kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë. Ne jemi të detyruar që të japim dhe marrim maksimumin, që të sigurojmë mbijetesën pa shkuar drejt ndeshjes shtesë. Të mos e fusim veten në sikletet e ‘play out’-it. Ekipi po stërvitet intensivisht për të rikuperuar energjitë për sfidën e së shtunës.
Ne dhe Besa kemi vetëm një pikë diferencë. Kavajasit renditen para nesh, ndaj na duhet që patjetër ta fitojmë sfidën. Jam i bindur se do t’ia dalim. Pavarësisht renditjes, Besëlidhja ka treguar se di të rikuperojë edhe në momentet kur shpresat janë të pakta, ndaj edhe këtë sezon do ta shpëtojmë”.
– Arena e Lajmit