KATEGORIA E DYTË/ Luzi bën historinë, ngjitet në Parën! Luftëtari eviton turpin, Përmeti bie në të Tretën

Java e fundit në Kategorinë e Dytë vulosi  sot ekipin që fiton të drejtën e ngjitjes në Kategorinë e Parë nga Grupi A, por gjithashtu u përcaktuan skuadrat që do të zbresin në të Tretën, si dhe ato që luftojnë për fazën “play off” dhe “play out”.

kategoria-e-dyte

Verdiktet janë këto: Flamurtari dhe Luzi 2008 ngjitet direkt në të Parën si kryesues i Grupit B, ndërsa Internacionali, Këlcyra dhe Përmeti janë rrëzuar automatikisht në të Tretën. Arritje historike për Luzin që për herë të parë do të militojë në Kategorinë e Parë. Kavajasit ia dolën falë golavarazhit më të mirë. Dy ndeshjet mes Luzit dhe Orikut përfunduan me fitoren 1-0 të secilës skuadër, teksa në lojë hyri golavarazhi.

Për sa i përket skuadrës tjetër që do të bjerë nga kategoria në Grupin A, ajo do të përcaktohet nga çifti i nesër ADA-Klosi, një duel direkt ky. Fituesja e këtij çiftit do të ndeshet me Gramozin në “Play-Out”, ndërsa ajo që humbet bie direkt në të Tretën.

Ndërkohë Luftëtari me fitoren ndaj Tepelenë evitoi turpin duke qëndruar në Kategorinë e Dytë.

Për sa i përket “Play-Off”-it, në Grupin A, do të vazhdojnë ëndrrën, Oriku, Veleçiku, Gramshi dhe Muralani, ndërkohë që në Grupin B, janë Labëria, Devolli, Sopoti dhe Albpetroli ato që do të shpresojnë te një “biletë” në Kategorinë e Parë nëpërmjet ndeshjeve shtesë…

REZULTATET: 

GRUPI A: 

VELEÇIKU-LUZI 2008 0-0

ILIRIA-ORIKU 1-4

Duka 82′ / Solomon 60′, Shema 67′, Capoj 76′, Kongjini 84′,

GRAMSHI-BULQIZA 1-0

Taiga 82′ 

SHËNKOLLI-MURLANI 1-3

Lleshi 83′ / Djepaxhi 21′ , Kaçubela 68′ , Mballani 76′ 

U LUAJT: 

INTERNACIONAL-ELBASANI 2-3

Gjyshi 12′, Haxhiu 88′ / Gjolena 18′, 74′, Medeiros 90′

ADA – KLOSI (Luhet të dielën)

RENDITJA

  1. LUZI 53 (+54 gola)
  2. ORIKU 53 (+50 gola)
  3. VELEÇIKU  51
  4. GRAMSHI 38
  5. MURLANI 35
  6. ILIRIA 31
  7. ELBASANI 28
  8. SHËNKOLLI 25
  9. BULQIZA 24
  10. ADA  18
  11. KLOSI 15
  12. INTERNACIONAL 0

GRUPI B: 

FLAMURTARI – DEVOLLI 0-0

AF LUFTËTARI – TEPELENA 2-1

Mërkuri 11′ , 75′ / Xhafa 90+2′ 

ALBPETROLI – PËRMETI 0-0

NAFTËTARI – KËLCYRA 4-2

Gega 23′, Vrapi 32′, Gjolikaj 40′, Karakashi 41′ / Karepi 52′, Shele 72′ 

LABËRIA – GRAMOZI 3-1

Dalanaj 44′ , 90+1′;  Kasaj 85′  / Markos 65′ 

MEMALIAJ – SOPOTI 1-4

Mehmeti 42’/ Zogu 35′, Sejdini 56′,  Goçi 60′, Rreshka 63′

RENDITJA:

  1. FLAMURTARI 58 pikë
  2. LABËRIA 54 pikë
  3. DEVOLLI 46 pikë
  4. SOPOTI 44 pikë
  5. ALBPETROLI 28 pikë
  6. TEPELENA 27 pikë
  7. NAFTËTARI 22 pikë
  8. MEMALIAJ 22 pikë
  9. AF LUFTËTARI 21 pikë
  10. GRAMOZI 20 pikë
  11. PËRMETI 19 pikë
  12. KËLCYRA 14 pikë

RREGULLORJA PËR NGJITJEN DHE ZBRITJEN

* Klubet që e mbyllin kampionatin aktual në vendet e para të grupeve A dhe B ngjiten direkt në Kategorinë e Parë.

* Klubet që e mbyllin në vendin e 11- të dhe 12-të të grupeve A dhe B, bien menjëherë në Kategorinë e Tretë.

* Faza “play off” – Skuadrat e renditura në vendet 2, 3, 4 dhe 5 të grupeve A dhe B do të zhvillojnë ndeshje “play off” me sistem eliminimi brenda grupit përkatës sipas skemës së përcaktuar: 2-5 dhe 3-4. Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në fushën e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim.

Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në finale. Ndeshja finale do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF. Më pas, vendi i 11-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off” me një takim me ekipin fitues të “play off” të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Ndërsa vendi i 12-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off” me ekipin fitues të “play off” të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

* Faza “play out” – Skuadra e renditur në vendin e 10-të të Grupit A do të luajë një ndeshje shtesë për qëndrimin me vendin e 10-të të Grupit B, në një stadium të përcaktuar nga FSHF. Ekipi fitues do të qëndrojë në Kategorinë e Dytë, ndërsa humbësi do të zhvillojë një ndeshje finale me vendin e tretë të Kategorisë së Tretë.

Arena e Lajmit


KATEGORIA E DYTË/ Luzi bën historinë, ngjitet në Parën! Luftëtari eviton turpin, Përmeti bie në të Tretën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook