Gafat në rolin e portierit janë të shumta, fundja si në të gjitha rolet në një fushë futbolli, por të gjithë biem dakord se pesha e tyre është shumë e rëndë kur vjen nga lojtari i fundit.
Jo të pakta kanë qenë herët që portierët kanë ndikuar në rezultatin e një ndeshjeje, por jo dhe aq ato që kanë ndikuar një sezon të tërë. Gabimi i Radusë, që mund të japë efekt në përcaktimin e fituesit të kampionatit, ka sjellë ndër mend një tjetër precedent të historisë zikaltër: atë të 1967, me protagonist Xhuliano Sartin.
Interi ishte i pari me 48 pikë, i ndjekur nga Juventusi me 47 pikë dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, në Mantova, një top i lëshuar “kuturu” në drejtim të portës nga vendasit, pritet fillimisht nga Sarti, të cilit çuditërisht i rrëshqet topi nga duart dhe përfundon në rrjet. Interi nuk arrin të barazojë, ndërkohë që Juve fiton 2-0 ndaj Lacios dhe arrin të shpallet kampion. 4 javë nga fundi, fantazma e Sartit është rikthyer.
Arena e Lajmit