
Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar një album me foto nga procesi i punës për rindërtimin pas tërmetit.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ahmetaj falënderon të gjithë punonjësit që në rreth 3 mijë kantierë ndërtimi janë përkushtuar, duke dhënë edhe produktin e shkëlqyer.
“1 Maj të gëzuar, me një album të veçantë pune për rindërtimin pas tërmetit . Mirënjohje për secilin nga ata punëtorë në gati 3 mijë kantierë të rindërtimit për punën e palodhur, përkushtimin me zemër dhe produktin e shkëlqyer që kanë gdhendur në duar”, shkruan Ahmetaj.