Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ “Një mjedis pa përndjekje e frikësime”, mesazhi i ambasadës amerikane: Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses duhet…

279680285 360574282764402 7900015488531422485 N

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë mesazhin e saj për mbështetje të palëkundur ndaj gazetarëve të pavarur.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ambasada ka kujtuar takimin që ambasadorja Yuri Kim ka pasur me dy gazetarë shqiptarë, duke nënvizuar faktin se “lufta kundër korrupsionit që të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”.

MESAZHI
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë.

Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë.

Sipas ambasadores, që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor.

Arena e Lajmit

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ “Një mjedis pa përndjekje e frikësime”, mesazhi i ambasadës amerikane: Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses duhet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook