Një jetë plot drama, kjo është 52-vjeçarja që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë

Foto Gruaja Qe Vrau Veten Ne Elbasan

Kjo është 52-vjeçarja Fatbardha Likrama, e cila i dha fund jetës ditën e djeshme, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.E ndjera u vetëflijua mesditën e të Mërkurës së kësaj jave sipas disa dëshmive ishte një femër e dhunuar prej vitesh nga bashkëshorti, vjehrra e kunata. Gazetarja e emisionit “Me zemer te hapur”, Anila Ahmataj ka siguruar foton e viktimës.

Në kushte të tilla pas kaq e kaq vitesh të tmerrshme dhune psikologjike e fizike 52-vjeçarja nga lagja “Vullnetari” në Elbasan kreu aktin ekstrem të vetëvrasjes, ndërsa në fillim javë, për 52-vjeçaren konfirmohet se ishte lëshuar një urdhër-mbrojtje nga policia i cilin mban datën 2 Maj 2022.

Në dëshminë e të ndjerës të dhënë një natë para ngjarjes, është thënë se kishte frikë se do ta dhunonin prandaj duhet të kishte një urdhër mbrojtje për të. Ajo natën e fundit të jetës ishte strehuar tek e motra, por ka qenë i biri 20 vjeçar që e kishte kthyer forcërisht në shtëpi.

Në momenti e aktit të vetëflijimit në shtëpi nuk ka qenë asnjëri prej familjarëve dhe 52-vjeçarja, nga kati i parë ku jetonte është ngjitur në katin e tretë dhe është vetëhedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Lidhur me ngjarjen e rëndë janë marrë në pyetje të gjithë familjarët e saj me të cilëve edhe e motra ku ishte strehuar natën e fundit si edhe mjaft fqinj të së ndjerës.

Një jetë plot drama, kjo është 52-vjeçarja që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook