Janë zhvilluar ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për javën e 34-të të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan surprizat. Kryendeshja e ditës së diele në mes Llapit dhe Ballkanit përfundoi pa fitues, me rezultatin 1-1.
Tashmë skuadra nga Suhareka e drejtuar nga Ilir Daja është vetëm një pikë larg titullit, me katër javë të mbetura deri në fund të sezonit. Në rast të një triumfi në ditën e sotme ndaj Llapit, Ballkani do të shpallej kampion, por festa duket se është shtyrë për në javët në vijim
Në ndeshjet tjera Malisheva fitoi ndaj Feronikelit 0-2, ndërsa Drita barazoi 1-1 ndaj Drenicës. Ndërsa dy ndeshjet e së shtunës, Gjilani mposhti 0-4 Ulpaninë, teksa Dukagjini i Armend Dallkut mposhti Prishtinën me rezultatin 0-1.
Arena e Lajmit