Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Venecias në stadiumin “Allianz”, e vlefshme për javën e 35-të në Serinë A italiane.
Shifrat u hapën me Leonardo Bonuçin, i cili realizoi mjaft shpejt, në minutën e 7′ me goditje me kokë.
Më pas barazmi u vendos në minutën e 71′ me Aramun që shtangu të gjithë bardhezinjtë.
Ndërsa goli i fitores erdhi sërish nga Leonardo Bonuçi, i cili në minutën e 76′ pas një ngatërrese në zonë ishte i saktë në atë devijim duke i dhënë tre pikë “Zonjës së Vjetër”.
Me këtë sukses, Juventusi renditet në vendin e katërt në kuotën e 69 pikëve, ndërsa Venecia mban vendin e fundit duke rrezikuar rënien në Serinë B duke koleksionuar 22 pikë.
FT | JUVENTUS 2-1 VENECIA
Bonuçi 7′ , 77’/ Aramu 72′
-GOLI I BONUÇIT
-GOLI I ARAMU
-RASTI I ARAMU
-RASTI I HENRISË
-GOLI I BONUÇIT
FORMACIONET ZYRTARE –
JUVENTUS – (4-4-2):Shezni; Danilo, Bonuçi, De Ligt, Pelegrini; Bernardeski, Zakaria, Mireti, Rabio; Morata, Vlahoviç.Trajner:Masimiliano Alegri.
VENECIA – (4-3-2-1):Manepa; Mateju, Kaldara, Çekaroni, Haps; Kringoj, Vaka, Ampadu; Aramu, Kuinsaçe; Henri.Trajner:Andrea Sonçin.
Arena e Lajmit
