Superdueli do të vazhdojë për një kohë të gjatë! Pep Guardiola gjen akordin për të “kopjuar” Jurgen Klop

Mançester Siti kundër Liverpul dhe Pep Guardiola kundër Jurgen Klop. Ky është superdueli që tifozët e futbollit po përjetojnë në Angli me dy skuperskuadra të ndërtuara nga dy superstrategë. Një duel që do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi rinovimit të Jurgen Klop me Liverpulin, pritet t’i bashkohet edhe ai i Pep Guardiolës me Mançester Sitin.

KLOP GUARDIOLA 1

Trajneri ka edhe një vit kontratë me “qytetarët”, por sipas “The Sun” ka gjetur akordin parimor me drejtuesit e Mançester Sitit për ta zgjatur edhe për dy vite të tjera marrëveshjen e tij me klubin, duke e shtyrë fundin e saj për në vitin 2025.

Në Angli, këtë rinovim e lidhin edhe me faktin se dëshira e Guardiolës për të pasur një yll në sulm po bëhet realitet, pasi mendohet se Erling Haland do të jetë futbollisti i ri që do t’i bashkohet skuadrës së spanjollit. Në kontratën e re pritet të ketë një opsion që marrëveshja të mund të shtyhet deri në vitin 2026 dhe kështu, spanjollit do t’i bëheshin 10 vite në drejtimin e Mançester Sitit, ku zbarkoi në vitin 2016. Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar 3 herë titullin kampion (2018, 2019, 2021), Kupën FA (2019) dhe 4 herë Kupën e Ligës (2018, 2019, 2020, 2021). Aktualisht, skuadra e tij kryeson kampionatin në Angli me një pikë avantazh ndaj Liverpulit.

Arena e Lajmit


Superdueli do të vazhdojë për një kohë të gjatë! Pep Guardiola gjen akordin për të “kopjuar” Jurgen Klop

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook