Mbyllet gara për Champions në Serinë A, vendosen përfundimisht katër skuadrat pjesëmarrëse

Milan, Inter, Napoli dhe Juventus janë katër skuadrat të cilat do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm nga Seria A. Verdikti ka ardhur pas ndeshjeve të kësaj jave, i vulosur pas barazimit të Romës me Bolonjën.

seria a

Milani dhe Interi e kishin siguruar matematikisht që në javët e mëparshme praninë e tyre në turneun më të rëndësishëm për klub në kontinent, ndërsa Napoli me Juventusin ishin në pritje në varësi të asaj që bënin ndjekësit. Barazimi 0-0 i Romës me Bolonjën, i dha fund edhe kësaj dileme.

Roma dhe Lacio janë dy skuadrat që janë pas Juventusit të vendit të katërt, me 10 pikë diferencë dhe me vetëm 3 javë për t’u luajtur, është matematikisht e pamundur të arrijnë bardhezinjtë. Kështu, këta të fundit dhe napolitanët në javët e mbetura duhet të mendojnë vetëm për duelin mes tyre për vendin e tretë, meqë Champions është e siguruar.

Arena e Lajmit


Mbyllet gara për Champions në Serinë A, vendosen përfundimisht katër skuadrat pjesëmarrëse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook