Goli i shënuar në fund të ndeshjes mes Specias dhe Lacios, që i dha suksesin 4-3 lacialëve, është kthyer edhe sot në temë diskutimi në Itali. Pamjet televizive tregojnë se në momentin e golit, Açerbi ishte në pozicion jashtë loje, meqë portieri nuk ishte në portë e në këtë rast mbrojtësi i fundit kthehej në portier.
Në studion e ‘Sky Calcio Shoë’, prezantuesi Fabio Karesa ka argumentuar se tashmë duhet të flitet publikisht për atë që po ndodh dhe duhen publikuar dialogjet e gjyqtarëve në atë moment, pasi gafa është shumë e rëndë dhe mund të ndikojë kampionatin si për zonën e Europës, ashtu edhe për mbijetesën.
“VAR duhet të jetë një ndihmë për gjyqtarët, por që nga fillimi i vitit ekziston ndjesia që VAR dhe gjyqtarët nuk luajnë si skuadër por njëri kundër tjetrit. Meqë futbolli është i atij që e sheh, unë ftoj Rokin nesër në mëngjes të telefonojë në Radio 1 dhe të na lejojë të dëgjojmë audion e VAR.
Duhet të na e lërë të dëgjojmë dhe duhet të na thotë nëse ky është një gabim komunikimi apo jo. Nëse Paireto është çmendur dhe ka vendosur pa pritur VAR, nuk duhet të arbitrojë më. Ose ka pasur një gabim teknik dhe duhet të na e thotë. Audio është e rëndësishme në këto raste. Nëse e pranojnë gabimin teknik, nëse e pranojnë se nuk e kanë vënë re që nuk ishte portieri në portë ndaj Açerbi ishte në pozicion jashtë loje, duhet përsëritur ndeshja”, tha Karesa.
Arena e Lajmit
