
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme Grupin Parlamentar të PD. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Osman Stafa.
Në një mesazh drejtuar deputetëve, Kreu i Grupit, Enkelejd Alibeaj njofton se mbledhja do të zhvillohet ditën ne nesërme në selinë blu në orën 17:00, mbledhje kjo e para pasi u vendos shkarkimi i tij. Ky njoftim behet fill pas deklaratës te deputetit Ervin Salianji i cili ne nje status ne Facebook e ka konsideruar të palogjikshme diskutimin e uljes me kryeministrin Rama për zgjedhjen e Presidentit teksa PD ka 3 muaj qe nuk ulet per te diskutuar.
Përshëndetje! Nesër në orën 17:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Faleminderit!
Kujtojme se kjo mbledhje vjen pak dite nga Kuvendi i 30 prillit i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ku u zgjodh edhe Keshilli i ri Kombetar.
Arena e Lajmit