Refit Buzi mori peng dikë tjetër vite më parë/ Detaje të reja nga ngjarja në Fier, e afërmja: Vajza ishte me urdhër mbrojtje! Ishte i dhunshëm, e kërcënonte dhe…

Detaje të reja janë zbardhur për Refit Buzin, autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Vidhisht të Roskovecit, ku vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas rrëmbeu ish-bashkëshorten.

Mësohet se Buzi kishte pasur precedentë të mëparshëm dhe se vite më parë kishte marrë peng edhe një person tjetër.

Autori rezulton të jetë fqinj me familjen Plaka në fshatin Vidhisht. Të afërmit e familjes kanë shprehur frikën për fatin e vajzës, e cila u mor me forcë nga 35-vjeçari pas ngjarjes.

Një e afërme e familjes ka deklaruar se vajza ishte dhunuar disa herë nga Buzi dhe se ndaj tij kishte pasur edhe urdhër mbrojtjeje.

“Kemi frikë se mos i ndodh diçka vajzës. Vajza u dhunua prej tij, kishte urdhër mbrojtjeje. E lanë në arrest shtëpie, ndërkohë që janë fqinjë”, është shprehur ajo.

Sipas dëshmisë së të afërmes, autori e ka marrë vajzën dhe familjarët nuk e dinë se ku e ka çuar.

“Ai ishte i dhunshëm. Çifti kishte disa vite që bashkëjetonin, ndërsa të ndarë kishin disa kohë. Autori e kishte dhunuar disa herë vajzën dhe ishte arrestuar. Në Tiranë i shkoi me pistoletë, sepse vajza ishte studente. Gjithmonë e kërcënonte vajzën”, ka deklaruar e afërmja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×