“Kemi sensin e madh për të bërë opozitë”/ Alibeaj: Pati një frymë përgjegjësie nga të gjithë deputetët, u kërkua që mbledhjen tjetër të sjellin sugjerimet për Presidentin

Ali

Pak pas mbledhjes së grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ky i fundit doli në një deklaratë për mediat.

Ai zbardhi detaje nga mbledhja që u zhvillua për gati 2 orë në selinë e PD, ku u diskutua për axhendën parlamentare. Alibeaj konfirmoi se është kërkuar ngritja e posaçme e disa komisioneve, për çështje të ndryshme, ku një ndër to janë ndërtimet pa leje.

 

“Kjo ishte mbledhje e parë që u diskutua për agjendën parlamentare.U diskutua edhe për ngritjen e disa komisione ve të Posaçme dhe u diskutua edhe për Presidentin. Ky është një proces politik i rëndësishëm që teston qasjen e vetë PD-së. Është një mbledhje ku deputetët dhanë  mendimet e tyre. Pashë një konsensus dhe me sugjerimet e tyre ne lamë një mbledhje tjetër ditën e hënë. Të gjithëve deputetëve iu kërkua të ofrojnë kriteret se si e imagjinojnë ata, kriteret, vlerat morale njerëzore të Presidentit. Vura re qe me nje sens përgjegjësie deputetët ndanë dy çështje: Të marrim pjesë në proces dhe të mos jemi fasadë si një detyrim ndaj shqiptarëve duke qenë parimore dhe duke kërkuar të sjellim një pjesë të vogël që quhet Presidenti i republikës. Ky ishte sensi i përgjegjësisë që edhe për këtë proces, të zgjedhjes së presidentit, e dimë se si zgjidhet, me 71 vota fatkeqësisht. Por prezenca jonë të jetë e tillë që të nderojë aspiratat e njerëzve që na kanë votuar, por kurrsesi që të jemi fasadë. Secili nga kolegët deri ditën e diel, do të japë sugjerimet e veta se si duhet të jetë presidenti i shqiptarëve, transparent, gjithëpërfshirës, duke ruajtur dhe pozicionin e opozitës. Lidhur me çështjen e komisioneve, territoriale dhe zgjedhore, kisha kërkuar që të bëhen sugjerime dhe të plotësojmë të dyja komisionet. E di që ka qenë e vështirë ndaj ka ngelur dhe çështje e patrajtuar. Kemi sensin e madh për të bërë opozitë, pavarësisht situatës.“- tha ai. 

 

“Kemi sensin e madh për të bërë opozitë”/ Alibeaj: Pati një frymë përgjegjësie nga të gjithë deputetët, u kërkua që mbledhjen tjetër të sjellin sugjerimet për Presidentin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook