VIDEO/ Finale e çmendur me 3 kartonë të kuq, Partizani triumfon ndaj Kukësit dhe sheh më afër Europën

Partizani ka mundur me shifrat 2-1 Kukësin në fushën e këtij të fundit dhe ka bërë një hap shumë të rëndësishëm para për të siguruar një vend në Ligën e Konferencës. 

kukesi - partizani

Dueli ka qenë spektakolar, me raste nga njëra portë në tjetrën që në minutat e parë e deri në përfundim të 10 minutave shtesë që u akorduan në fund nga gjyqtari Hamiti. Partizani u tregua shumë më i vendosur në pjesën e parë teksa shënoi dy herë me Stenio Zhunior por edhe goditi traversën me brazilianin e shtyllën me Skukën.

Kukësi shkurtoi diferencën në pjesën e dytë dhe kërkoi barazimin më pas, por nuk ia doli në një sfidë shumë të tensionuar ku gjyqtari Hamiti nxori nga xhepi 11 herë kartonin e verdhë e 3 herë të kuqin. Por në fund kishte festë vetëm për Partizanin, i cili u shkëput në vendin e tretë në renditje që i siguron pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës në fund të sezonit.

KUKËSI-PARTIZANI 1-2
52′ Milunoviç / 26′, 40′ Stenio Zhunior

MINUTË PAS MINUTE

90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.

90’+8’ Karton i kuq edhe për De Lukas i cili ndal Carën me një ndërhyrje nga mbrapa.

90’+7’ Karton i verdhë për Hoxhën për vonesa.

90’+6’ Rast për Kukësin, dy gjuajtje radhazi nuk gjejnë katërkëndorin, me tentativën nga e djathta që përfundon në rrjetën e jashtme.

90’+5’ Pretendime për penallti të Kukësit, gjyqtari Hamiti merr edhe konfirmimin nga VAR që nuk ka të tillë.

90’+1’ Sota hyn në vend të Rrapajt te Partizani, ndërsa Bahtiri e Musta marrin vendin e Milunoviç dhe Bashës.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Maget ndëshkohet me karton të kuq për një gjest antisportiv. Partizani me 10 lojtarë në fund të sfidës.

89’ Lulaj pason në mënyrë të gabuar mbrapa, Xhika shpëton portën nga goli i Carës.

88’ Karton i kuq për Gresild Likën në stolin e Partizanit për protesta.  

87’ Karton i verdhë për Lulajn për një faull ndaj A. Markut gjatë aksionit.

87’ Gjuajtje nga distanca e Rrapajt, sfera përfundon në duart e Xhikës.

86’ Largohet Ndreca nga fusha e lojës për të aktivizuar Markun, i cili shkon në qendër të sulmit dhe jo në prapavijë.

80’ Mala i lë vendin në fushë Muratajt në minutat e fundit të sfidës.

78’ Tre kundërsulme radhazi të skuadrës së Partizanit, që nuk finalizohen dot nga lojtarët e të kuqve të cilët nuk gjejnë hapësira gjuajtje.

72’ Bitri ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Feizhao.

70’ Tjetër gabim në pasim mbrapa i mesfushës së Kukësit që i dhuron topin Stenio Zhunior. Ky i fundit tenton të mposhtë Xhikën me parabël por gardiani zgjatet dhe ndal sferën.

67’ Insistim i Feizhao nga e majta, pasimi i tij në fundore për Milunoviç sjell gjuajtjen e menjëhershme të sulmuesit, por sfera devijohet jashtë.

65’ Skuka lë fushën e lojës për t’i bërë vend Maget në radhët e të kuqve në minutat e mbetura të kësaj sfide.

62’ Sulm i shpejtë i Rrapajt në krahun e majtë, ai arrin të hyjë në zonë por aty ndalet nga Dragoshi i cili çon sferën goditje këndi.

58’ Iniciativa është e gjitha e Kukësit që sulmon pareshtur tashmë në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Partizani është kthyer mbrapa dhe është i përqendruar te kundërsulmet.

53’ Ndeshja ndërpritet për disa momente, pasi nuk ndalen hedhjet e shisheve në fushë nga tifozët vendas. Kapiteni Taipi shkon t’u kërkojnë ultrasve që të ndalojnë pasi përndryshe do të ndërpritet përfundimisht ndeshja.

52’ GOOOL Kukësi. Pas një harkimi të Feizhao nga e majta, sfera arrin te Basha në shtyllën e dytë dhe sulmuesi godet shtyllën. Topi kthehet te Milunoviç i cili dërgon sferën në rrjetë.

51’ De Lukas i shtohet listës së të ndëshkuarve me karton të verdhë në këtë sfidë pas një faulli ndaj Rrapajt.

50’ Mala harkon rrezikshëm një goditje dënimi në zonë, Belica në shtyllën e dytë godet me kokë por çon topin mbi traversë.

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim në radhët e Kukësit, pasi Dragoshi merr vendin e Gligorov.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-0 për Partizanin.

45’+6’ Pas zhvillimit të një goditjes nga këndi, topi shkon te Mala i cili gjuan në kufijtë e zonës, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të djathta të Xhikës.

45’+5’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Cara nga e djathta pason për Rrapajn i cili gjuan nga jashtë zonës por një devijim çon sferën mbi traversë.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

40’ GOOOL PARTIZANI. Zbritje e shpejtë e Partizanit në të majtën, Skuka harkon në shtyllën e dytë për Stenio Zhunior dhe ai nuk gabon, duke tundur rrjetën përsëri.

36’ Pas një harkimi në zonë, Kukësi kërkon përsëri penallti duke pretenduar për një prekje topi me dorë në zonë të Belicës. Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë, ndërsa nuk ndërhyn as VAR-i.

34’ Ekzekuton Gj. Taipi goditjen e dënimit duke kaluar murin, por edhe katërkëndorin, me sferën që përfundon mbi traversën e Hoxhës.

31’-33’  Pëllumbi tenton të hyjë në zonë mes mbrojtjes së Partizanit, ai ndalohet në mënyrë të parregullt nga Hadroj dhe gjyqtari Hamiti bën shenjë për goditje dënimi. Kuksianët kërkojnë penallti, por pas 2 minutash kontroll nga VAR, Hamiti insiston se kontakti ka qenë jashtë zonës. Ndëshkohet me të verdhë Hadroj.

30” Edhe Stenio Zhunior në listën e të ndëshkuarve me të verdhë për një faull ndaj  Bashës.

28’ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

27’ Shtyllë për Partizanin. Futbollistët e Kukësit gabojnë në largimin e topit që kthehet në asist për Skukën. Ai shfaqet në krahun e majtë i vetëm në zonë dhe gjuan, sfera ndalet nga shtylla ndërsa më pas mbrojtja largon me vështirësi topin.

26’ GOOOL Partizani. Pas një aksioni perfekt të të kuqve, Cara nga e majta harkon në zonë ku Stenio Zhunior këtë herë nuk gabon me gjuajtjen e tij me kokë.

21’ Tension në fushë që sjell përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave për një kontrast mes H, Markut dhe Sh, Taipit. Në fund Hamiti ndëshkon Malën, Belicën, Sh. Taipin, Gj. Taipin dhe pastaj edhe Dragoshin në pankinë.

15’ Gabim i pabesueshëm i Gj. Taipit i cili i dhuron topin Skukës dhe nis këtë të fundit drejt portës së Kukësit. Sulmuesi shmang Xhikën por pastaj gjuan lehtë në portë dhe Pëllumbi largon sferën para se të kalojë vijën fatale.

13’ Pak më të kujdesshme në prapavijë të dy skuadrat në këto minuta, teksa mundohen të mos lejojnë hapësira për sulmuesit kundërshtarë.

7’ Goditje dënimi për Partizanin, topi i harkuar në zonë nga e majta gjen Bitrin por goditja e këtij të fundit me kokë kalon mbi traversë.

4’ De Lukas tenton portën nga distanca, topi përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të majtë të Hoxhës.

3’ Traversë! Pas një harkimi nga e djathta, Stenio Zhunior me kokë fiton një duel ajror dhe tenton portën por traversa i mohon gëzimin e golit.

1’ Nis dueli në “Kukës Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gligorov, De Lukas, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Basha, Milunoviç, Feizhao.
Trajner: Diego Longo

PARTIZANI: Hoxha, Belica, A. Marku,  Bitri, Hadroj, Rrapaj, H. Marku, Mala, Cara, Skuka, Stenio Zhunior,
Trajneri: Dritan Mehmeti

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

Arena e Lajmit


VIDEO/ Finale e çmendur me 3 kartonë të kuq, Partizani triumfon ndaj Kukësit dhe sheh më afër Europën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook