
Policia e kryeqytetit ka vënë sot në pranga një [person i cili ishte i shpallur në kërkim.
Shtetasi Redi Simo, 34 vjeç, banues në Ersekë, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, kishte dhënë dënimin me 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.
“Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Redi Simo, 34 vjeç, banues në Ersekë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”. 34-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Arena e Lajmit