“Juvja nuk është Fiorentina”/ Rënia e serbit Vlahoviçit, shënon e godet më pak në Torino

Pas fitores kundër Venecias, një ndër frazat e Masimiliano Alegrit që u ka bërë më shumë përshtypje mjaft prej mediave italiane në përgjithësi lidhej me Dushan Vlahoviçin. “Ai duhet ta kuptojë përfundimisht se këtu nuk është më te Fiorentina, – nënvizonte disi me ton të egër trajneri i Juventusit, ndërkohë që më pas e zbuste atë.

vlahovic

– Gjithsesi, në këta 3-4 muaj e kam parë dhe e kam kuptuar përfundimisht se një si Vlahoviç di që ta përballojë shumë mirë presionin dhe kjo është ajo që më pëlqen më shumë”.

E përkthyer disi ndryshe, pasi e zëvendësoi me Xhorxho Kielinin në minutën e 79-të, kjo do të thotë se Vlahoviç duhet të nisë të mendojë diçka më shumë sesa thjesht të punojë në zonë për të gjetur golin, pasi nevojitet edhe diçka ekstra në ndihmë të skuadrës.

dusan-vlahovic_1c5m44biaf61j167bzfs7p8crg

NUMRA NË RËNIE – Në këtë fund sezoni, ku duhej blinduar me çdo kusht vendi i katërt (dhuratë që ia bëri Roma përpara kohe duke barazuar me Bolonjën), Dushan Vlahoviç ndoshta s’ka qenë i lirë psikologjikisht. Kjo, pasi ai ka menduar ose është urdhëruar nga Alegri, duke menduar që të punojë edhe disi larg portës, ndonëse e vërteta është se pas një fillimi bombastik dhe debutimit me gol kundër Veronës, serbi ka pasur një rënie që po shoqërohet me psherëtima shqetësuese edhe në radhët e tifozëve.

Dhe për të konfirmuar këtë, ata që nuk mund të gabojnë janë numrat, pasi ai Dushan Vlahoviç që te Fiorentina bënte magjira, duket sikur e ka humbur rrugën së fundmi në Torino dhe tani duhet nisur që të mendohet sa më shpejt problemi dhe ngërçi ku ka ngecur. Nëse i merr të gjitha statistikat, nga vjollcët te “Zonja e Vjetër” ato janë të gjitha në rënie, duke nisur nga numri i goditjeve për ndeshje që serbi 22-vjeçar provon brenda 90 minutash (3.6 te Fiorentina dhe 3.5 te Juventusi) e deri te golat (20 në Firence dhe 7 në total në Torino) dhe mesatarja e minutazhit të shënimit që po shkojnë pikiatë (1 gol çdo 109 minuta në Serinë A te Fiorentina dhe 1 çdo 154 minuta te Juventusi).

Statistikat6

Në të njëjtën kohë, kanë rënë edhe shifrat e mesatares së driblimeve, por edhe saktësia në pasime, gjëra që konfirmojnë se Vlahoviç nuk po ndihet më shumë komod dhe trajneri Alegri në pritje të sezonit të ardhshëm duhet të ndryshojë mjaft gjëra, ashtu sikurse edhe bomberi serb duhet të jetë më në qendër të manovrës bardhezi.

PËRGATITI: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


“Juvja nuk është Fiorentina”/ Rënia e serbit Vlahoviçit, shënon e godet më pak në Torino

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook