“Italia është një nga vendet më pak raciste në botë”. Samuel Eto e ka nisur kështu intervistën e tij për “Repubblica”-n.
Ish-sulmuesi i Interit ka dhënë po ashtu lajmin se më 23 maj, në kuadër të integrimit në futboll dhe luftën kundër racizmit, do të organizohet një ndeshje bamirësie në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Në fushë do të zbresin yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, nga aktualët e deri tek ata që kanë varur këpucët në gozhdë.
Ndër ata që kanë konfirmuar prezencën janë Lionel Mesi, Karles Pyjol, Uesli Shnajder, Klarenc Sedorf, Françesko Toti, Filipo Inzagi, Andrij Shevçenko, Lilian Turam, por edhe juventini Paulo Dibala.
Të ardhurat do të shkojnë për “Slums Dunk”, një fondacion që merret me projekte integrimi nëpërmjet sportit në Afrikë.
Arena e Lajmit