Lionel Mesi u transferua me shumë bujë te skuadra e PSG-së në verën e shkuar. Ylli argjentinas gjatë muajve të parë te parizienët arriti të fitonte dhe “Topin e Artë” në garën me Robert Levandovskin.
Pritshmëritë e fillimit të sezonit ndaj 34-vjeçarit duke se nuk janë përmbushur pasi paraqitjet e mesit në fushë nuk kanë mjaftuar që ai të përzgjidhet mes 5 lojtarëve më të mirë të kampionatit francez.
Faqja zyrtare në “Instagram” e kampionatit ka publikuar listën me 5 lojtarët më të mirë të sezonit nga të cilët do të përzgjidhet vetëm një, i cili do të shpallet lojtari I sezonit.
Ben Jeder, Mbape, Paketa, Pajet dhe Terrier do ta diskutojnë midis tyre këtë çmim.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
