
Siç duket konflikti që çoi në plagosjen e një 38-vjeçari në Sarandë nuk është ndalur me kaq. Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se Erlind Rumani, pasi është përfshirë gjatë natës në një konflikt me një person tjetër, u paraqit në spital me një plagë në qafë.
Por mesa duket, pasi ka lënë spitalin, mesditën e sotme është përballur sërish me agresorin.
Përplasja ndodhi në lagjen nr.4, ku 3 shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke u goditur edhe me automjete. Mësohet se automjetet “Citroen” me targa AA631ZY u përplas me “Toyota” me targe AZI 9208. Në një nga automjetet ndodhej 38-vjeçari Rumani. Policia ka shoqëruar deri më tani 3 shtetas në Komisariat.
Arena e Lajmit