Normalisht, yjet e Bajernit të Mynihut i kemi parë të blejnë vila luksoze në periferinë e Grynvaldit ose në Bogenhauzen. Por Leroi Sane e sheh të ardhmen e tij në SHBA. Lojtari është nën kontratë me rekordmenët e Gjermanisë deri në vitin 2025 dhe në të ardhmen nuk përjashtohet edhe një transferim në SHBA.
E dashura e tij, Kendis Bruk, është amerikane. Ata jetojnë në Mynih së bashku me dy fëmijët e tyre, vajzën Rio Stela dhe djalin Milo. Por sulmuesi ka blerë një vilë në metropolin e filmave, Hollivud.
Sipas portalit amerikan “Dirt”, 26-vjeçari ka investuar në një pronë të re një javë pas eliminimit nga Champions-i kundër Vijarealit tri javë më parë. Ajo ka kushtuar rreth 8 milionë dollarë dhe ka një kopsht dhe pishinë. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1958 në kodrat e Hollivudit mbi Los Anxheles, Kaliforni dhe fqinjë të futbollistit janë këngëtarët Xhastin Biber dhe Keti Perri. Transferimi i Sanesë në një të ardhme në SHBA nuk është i pamundur.
Arena e Lajmit