Finalja e Ligës së Konferencës/ Rama mirëpret futbollsitin e njohur italian: Mirësevjen mbreti i Romës!

Kryeministri Edi Rama i ka uruar në avancë mirëseardhjen në Tiranë ish-sulmuesit legjender italian Françesko Toti, i cili do të jetë prezent në “Air Albania” më  25 maj për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejenord-it.

pjimage (8)

“Mirësevjen mbreti i Romës”- shkruan Rama në mbishkrimin e fotos së futbollistit.

 Kujtojmë se në një prononcim për gazetarët më herët këtë të martë, ish-sulmuesi italian ka përgëzuar skuadrën e Romës për këtë arritje të madhe për kryeqytetin, si dhe ka pranuar se do të jetë edhe ai i pranishëm me skuadrën në Tiranë.

“Ka shumë kohë që nuk diskutojmë një finale europiane. Do të shkojmë për të dhënë maksimumin Do të shkoj edhe unë në Tiranë.”, kanë qenë fjalët e Totit.

toti

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×