Tifozët e Fejnord po përgatiten për udhëtimin drejt Tiranës për të qenë në finalen e Ligës së Konferencës ku klubi i tyre i zemrës do të ndeshet me Romën. Një natë historike për ta, ndaj nuk kishte si të mungonte edhe një këngë e posaçme që i kushtohet kësaj ngjarje.
Këngëtari holandez Kevin, i grupit “Stageline”, i cili vazhdimisht krijon kore për tifozët e Fejnord, këtë herë ka zgjedhur që të bëjë një këngë të mirëfilltë, të cilën pret që mbështetësit e klubit të Roterdamit ta këndojnë në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes.
Ai ka prezantuar në rrjetet sociale hitin “Tiranaaaaaa ohoooooh”, i cili në mënyrë të çuditshme, merr sfondin muzikor nga e famshmja italiane “Nel blu dipinto di blu”. Një rastësi e pazakontë duke pasur parasysh se Fejnord ndeshet me një skuadër italiane në finale, Romën, ndaj për mbështetësit e kësaj të fundit kori i holandezëve do të jetë shumë më familjar.
Tirana, ohoooh 🎶
In Nederland is er maar één club, we winnen die Conference Cup! 👌 @Stageline_Kevin = hitmachine 🤖
Hele versie: https://t.co/QS39CnJFnH… pic.twitter.com/LeJ2XAwNnt
— Dick Voormekaar Podcast (@Dickvoormekaar2) May 5, 2022
Arena e Lajmit