“Mazhoranca kishte qëllim të na përçante”/ Mediu: Opozita të jetë e unifikuar, boll i dhamë pushtete Ramës (Video)

11111111

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin “Open” tha se opozita duhet të jetë e unifikuar.

Ai theksoi se Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët dhe të përfaqësojë të gjithë popullin, ndërsa shtoi se I kanë dhënë shumë pushtet mazhorancës duke qenë të përçarë.

“Nuk besoj që opozita shqiptare nuk ka njerëz me autoritet moral. Ka autoritete që I kanë shërbyer interesit të popullit. Nëse s’ka kompetenca atëherë i bie që s’ka nevojë për opozitë. Opozita është autoritet moral. Edi Rama I ka të gjitha, pse do të na duhet opozita. Ajo duhet sepse ndërton raport me shoqërinë. Opozita duhet të ulet për një figurë të qenësishme politike ose jo.

Tendenca e mazhorancës është që të ishte e përçarë. Opozita nuk e gjeti veten për shkak të protagonizmit brenda opozitës. Pa një opozitë të unifikuar s’ka shans të ndryshojë gjë në Shqipëri. I kemi dhuruar pushtet Edi Ramës, I kemi dhuruar pushtet kur ikëm nga zgjedhjet lokale akoma nuk kemi nxjerrë mend se si duhet të veprojmë. E rëndësishme është ça bëjmë ne. Unë kam qenë pjesë e disa diskutimeve. Në asnjë vend negociatat nuk bëhen në televizion. Nëse mendohet që negociatat bëhen në mbledhjen e kryetarëve kjo është absurde. Nuk ka asgjë të vlefshme në atë takim”, tha Mediu.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×