“Në interceptime ministra e deputetë të PS, komunikime me bandat e vendeve të Beneluksit”, Berisha: Sillni me urgjencë marrëveshjet e ekstradimeve!

Berisha Jashte

Ish-kryeministri Sali Berisha si ka ndaluar akuzat në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa deklaroi se marrëveshja për ekstradimet me vendet e Beneluksit pengohet nga politikanë shqiptarë të implikuar me krimin.

Ai foli për implikimin e minisrtave dhe deputetë të PS-së. Ai akuzoi sërish Ballën, duke pohuar se është personazh familjar i bandës së Elbasanit.

Berisha: Kam kohë që marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit nuk sillen në Parlament. E deklarova dhe në parlament. Shkaku i vetëm është pasi interceptimet, dalin jo një po disa ministra, deputetë të PS, dhe ajo që është më interesante dalin dhe komunikime të bandës qeveritare të Elbasanit me banda qeveritare të Beneluksit. Tani unë dhe një herë kërkoj atë që shtrova në parlament, sjelljen me urgjencë të marrëveshjes të ekstradimit me këto vende që po japin kontribut në luftën kundër krimit në Ballkan. Eshtë dramatike situata dhe dëshmitë e anëtarëve te bandës së Elbasanit. Ju garantoj se Taulant Balla, Bego Yaris është një personazh familjar i bandës. Një anëtar me të gjitha atributet sipas dëshmive të banditëve, të anëtarëve të kësaj bande. Kjo përbën një problem serioz për parlamentit dhe shtetin. Do insistoj që marrëveshjet për ekstradimin të vijnë në Parlament.

Cilat janë 6 emrat e ministrave?
Berisha:
Emrat do i sjellë drejtësia e vendeve mike, s’jam zëdhënës i prokurorive te tyre. Jam këtu si deklarues si politikan i parlamentit se marrëveshjet po i pengojnë implikimi i politikanëve shqiptarë me bandat atje që kanë bërë kërdinë.

Arena e Lajmit

“Në interceptime ministra e deputetë të PS, komunikime me bandat e vendeve të Beneluksit”, Berisha: Sillni me urgjencë marrëveshjet e ekstradimeve!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook