Në një lidhje me ish-gruan e politikanit amerikan, si po shkon lidhja e re sekrete e Bradley Cooper?

Bradley Cooper dhe Huma Abedin thuhet se janë në lidhje dhe po e mbajnë të fshehtë.

Ylli 47-vjeçar dhe ish-gruaja e politikanit Anthony Weiner, 45 vjeç, nuk janë duke u nxituar për ta bërë lidhjen serioze dhe janë ende në fazat e para të saj, sipas People. Dyshja, të cilët u prezantuan me njëri-tjetrin nga redaktorja e Vogue, Anna Wintour, janë duke u takuar, por nuk është ende një gjë që po ecën me vrull të plotë.

Një burim ka zbuluar se ‘Bradley është i magjepsur pas saj’. Huma, e cila ka qenë këshilltare dhe ndihmëse e Hillary Clinton për 25 vjet, ishte martuar më parë me Anthony Weiner, ish-kongresmenin i cili në vitin 2017 u deklarua fajtor për abuzim seksual me një të mitur. Ajo ka një djali, 10 vjeç, me kongresmenin.

Nga ana tjetër, Bradley ka një vajzë të quajtur Lea De Seine, pesë vjeç, me ish-partneren Irina Shayk. Për romancën e tyre burimet thonë: “Ata të dy janë njerëz seriozë të përkushtuar ndaj punës së tyre dhe duan të bëjnë gjënë e duhur. Huma është e zgjuar dhe e drejtë. Ata bëjnë një çift interesant.” Thuhet se Bradley dhe Huma duan të mbajnë marrëdhënie të mira me ish-partnerët e tyre për shkak të fëmijëve.

‘Dyshjabëjnë takime private dhe ende janë duke u njohur me njëri-tjetrin’, tha burimi. Bradley aktualisht është duke filmuar dhe drejtuar filmin ‘Maestro’, ndërsa libri  i Huma-s ‘Both/And: A Life in Many Worlds’ aktualisht është duke u punuar për të qenë një serial televiziv me aktorin Frieda Pinto.

Në një lidhje me ish-gruan e politikanit amerikan, si po shkon lidhja e re sekrete e Bradley Cooper?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook