Ish-trajneri i Kukësit Diego Longo ka reaguar pak minuta pas zyrtarizmit të largimit të tij nga Kukësi.
Trajneri ka komunikuar vendimin nëpërmjet një statusi në “Facebook” ku ka falënderuar lojtarët dhe stafin si dhe i ka uruar më të mirën klubit.
“Komunikoj se kam vendosur në dakortësi me Kukësin të ndërpresim eksperiencën së bashku.
Falënderoj lojtarët dhe stafin për këtë vit fantastik dhe aventurat e shumta të kaluara së bashku, i uroj më të mirën klubit në Shqipëri dhe në Ligën e Konferencës.” Ka shkruar Longo.
Postimi i trajnerit në “Facebook”:
Loading…