Angel di Maria e Pol Pogba janë gati t’i bashkohen Juventusit dhe po presin vetëm telefonatën e drejtuesve bardhezinj.
Për argjentinasin është propozuar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër për 7.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që për francezin oferta e majme prej 8 milionë eurosh plus 2 të tjerash në formë bonusesh përfshin 3 vite.
Pas kohës së marrë në fillim nga lojtarët, të dy kanë vendosur të jenë pjesë e bardhezinjve sezonin e ardhshëm dhe tani presin vetëm firmat përfundimtare.
Arena e Lajmit
Loading…