Vasili nxjerr videon: Rama sot bojkoton BE, dje ndante medalje për hapjen imagjinare të negociatave!

Petrit Vasili 730x450 730x433 1

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili sulmoi kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes së negociatave për në BE.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Vasili thekson se deri dje Rama ndante medalje për hapjen imagjinare të negociatave, ndërsa sot sipas tij ai sot bojkotoi BE.

REAGIMI I VASILIT
Rama sot bojkoton BE, dje ndante medalje per hapjen imagjinare te negociatave!(VIDEO).
Shiheni VIDEON ju lutem.
Sot ky Rama bojkoton BE dhe shkruan:
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Ndersa dje pikerisht ne 27 qershor 2018 po ky Rama fliste per : ” 72 ore beteja ne det te hapur, per opoziten esadiste, per marrjen e dates se hapjes se negociatave dhe ju varte ne qafe ambasadoreve dekorata e tij per kete sukses imagjinar.
Ky eshte lolua, qe qeveris Shqiperine.
Komentet me tej jane humbje kohe!
Shiheni VIDEON ku cdo gje flet vete!

Arena e Lajmit

Vasili nxjerr videon: Rama sot bojkoton BE, dje ndante medalje për hapjen imagjinare të negociatave!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook