“Ai tjetri kishte dy tyta, është e filmuar”! Berisha flet sërish për vrasjen e bujshme në Elbasan: U bë drejtësi e shëmtuar, oficeri i RENEA qëlloi për vetëmbrojtje

Capture

Kreu i PD, Sali Berisha, foli sërish për vrasjen e bujshme në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku u ekzekutua në mes të qytetit mjeku Pjerin Xhuvani.

Në një takim me krerët e degëve në Tiranë, Berisha u shpreh se u bë një drejtësi e shëmtuar për këtë ngjarje, pasi sipas tij, Arbër Paplekaj, i dënuar se ka qëlluar në vendngjarje, në të vërtetë ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Në Elbasan u vra mjeku. Tani e përshkruar me saktësi ngjarja, në mënyrë absolute oficeri i RENEA dhe i Forcave Speciale ka qëlluar në kushte të vetëmbrojtjes. Shiko çfarë drejtësie e shëmtuar. Nuk e dimë nga kanë ardhur ato 22 gëzhojat e tjera, por dënojmë këtë që ka qëlluar njëherë. Këta janë një bandë mor zotëri. I kanë të gjitha të filmuara. Ai tjetri ka pasur dy tyta karshi tij, e filmuan, por nuk iu intereson, pasi iu intereson ta mbyllin në këtë mënyrë, sepse banda është në parlament. Më kriminelë se ata që ishin aty, janë këta në Parlament. Por ka një fund kjo, nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë”, u shpreh kreu i demokratëve.

Arena e Lajmit

“Ai tjetri kishte dy tyta, është e filmuar”! Berisha flet sërish për vrasjen e bujshme në Elbasan: U bë drejtësi e shëmtuar, oficeri i RENEA qëlloi për vetëmbrojtje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook