
Teksa shënohet 100-vjetori i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, dy avionë amerikanë B-52 po fluturojnë mbi sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes.
Aeroplanët fluturuan përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë. Ceremonia po shijohet në shesh edhe nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, fëmijë e të rinj.
Njoftimi:
Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ditën e sotme ora 14:45-15:00, dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes.
Aeroplanët B-52 do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë, ku mund të shikohen nga kushdo, të apasionuar, amatorë, fëmijë e të rritur.
Arena e Lajmit