“Miliona dollarë për sigurinë kibernetike”, Tabaku: Pa rezultat! Sulmet, pasojë e një kulture të mbrapshtë që partia/shtet ka instaluar

Tabaku

“Sulmi kibernetik që goditi vendin gjatë verës është një mesazh i qartë dhe tregues i vulnerabilitetit tonë dhe njëkohësisht vuri në provë sigurinë tonë kombëtare”, kështu është shprehur Jorida Tabaku në një reagim të fundit në Facebook.

Më tej ajo shton se janë shpenzuar miliona dollarë nga buxheti për sigurinë kibernetike, ndërsa shton se rezultatet lënë për të dëshiruar.

Statusi:

Sulmi kibernetik që goditi vendin gjatë verës është një mesazh i qartë dhe tregues i vulnerabilitetit tonë dhe njëkohësisht vuri në provë sigurinë tonë kombëtare.

Miliona dollarë janë shpenzuar nga buxheti për sigurinë kibernetike nga AKSH ndërsa rezultatet lënë për të dëshiruar.

A duhet të kishim dikë përgjegjës?

Provat e reja të bëra publike duhet t’i raportohen Parlamentit dhe veçanërisht Komisionit të Sigurisë.

Për më tej masat duhet të merren nga qeveria për të rritur sigurinë kibernetike, masa serioze jo të ngjashme me prokurimet që sollën këtë situatë.

Në epokën e digjitalizimit një vend i #NATO nuk mund të tolerojë në raste të ngjashme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Fatkqësisht sulme të tilla vijnë edhe si pasojë e një kulture të mbrapshtë që partia/shtet ka instaluar.

Shqiptarët janë viktima të daljes së të dhënave personale të rrogave, targave të makinës dbe preferencave politike për interesa elektorale.

Papërgjegjshmëri të tilla e lehtësojnë punën e hakerave që jo rrallë kanë dhe ndihmën e një qeverie të papërgjegjshme dhe korrupte. Duke na rrezikuar dyfish sigurinë kombëtare që ka mbetur në duart e patronazhistëve!

305469992 641710883984966 6757867444697015889 N

Arena e Lajmit

“Miliona dollarë për sigurinë kibernetike”, Tabaku: Pa rezultat! Sulmet, pasojë e një kulture të mbrapshtë që partia/shtet ka instaluar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook