Konfiskimi i kateve pa leje, deputetja e PD: A keni ndonjë fije turpi?! Aksion i pastër gjobëvënieje

Acka

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar sot ndaj aksionit të ndërmarrë nga qeveria për konfiskimin e kateve pa leje në pallate.

Ajo e cilëson një aksion gjobëvënieje për të mbushur arkën e shtetit.

Statusi i Açkës

A keni ndonjë fije turpi?!

Po sekuestroni godina shumëkatëshe pa lejë? Po kush i lejoi këto godina të ndërtohen?

Ju!

Ky është një aksion i pastër gjobëvënieje për të mbushur arkën e shtetit dhe për të hequr vëmendjen nga rritja e çmimit të energjisë me të cilin i gjobitët dje shqiptarët. Sa kohë nuk ka të ndëshkuar për këto shkelje dhe dorëheqjet tuaja, kjo është vetëm kozmetikë.

Kështu e nisët pushtetin, duke sekuestruar ikona, gjysmat e të cileve tani një zot e di ku janë.

Uzurpimi pas shpine, brutaliteti fashist pa kurrfarë shqyrtimi të rregullave dhe ndërgjegjjes, është domeni juaj i pushtetit. Aty jemi në substancën tuaj dhe të parëve tuaj.

Doni t’iu shërbeni shqiptarëve? Çlironi edhe rrugicat e qyteteve nga kioskat e patronazhistëve tuaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×