Trajneri i Saburtalos, Lasha Nozadze, foli ditën e djeshme në konferencë për mediat para ndeshjes së raundit të parë eliminator të Ligës së Konferencës ndaj Partizanit.

Tekniku i gjeorgjianëve e vlerësoi Partizanin, por shtoi se ka besim te skuadra e tij dhe se do të hyjë për fitore mbrëmjen e sotme.
NDESHJA – “Kemi përballë një kundërshtar me traditë, por ne kemi planet dhe synimet tona. Lojtarët që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin dhe nuk do të kursejnë asgjë nga cilësitë e tyre për të arritur te suksesi. Në këto dy ndeshje ne duam ta kapërcejmë barrierën ‘Partizani’ dhe të kalojmë në fazën tjetër”.
GJENDJA FIZIKE – “Të gjithë lojtarët janë gati fizikisht. Jemi të lumtur që lojtarët Guram Goshteliani dhe Giorgi Jinjolava, të cilët janë rritur te Saburtalo, u rikthyen te ne.
Në ndeshjen e fundit kemi humbur disi përqendrimin. Ka ndikuar edhe fakti që dy sfidat e fundit na është dashur t’i luajmë në Gori me një shi të dendur që na shoqëronte dhe kjo ka ndikuar edhe në aspektin fizik. Ndoshta nuk u rikuperuam sa duhet për ndeshjen e fundit, të cilën po e fitonim, por pësuam dy gola në fund”.
MERKATO – “Ekipi është një ‘organizëm i gjallë’, gjithmonë ka nevojë për përmirësim dhe lëvizje. Në këtë raund do të luajmë me këta lojtarë, të tjerat do t’i tregojë koha. Ishim në negociata me dy lojtarë ukrainas. Gjithçka ishte e kryer në fakt, por në fund situata e krijuar në Ukrainë prishi gjithçka. Jemi në bisedime edhe me disa lojtarë gjeorgjianë, do të shohim çfarë do të ndodhë. Lojtarët që u larguan së fundmi e bënë këtë me marrëveshje të përbashkët me klubin”.
SHPEJTËSIA – “Kemi lojtarë të shpejtë në sulm dhe ky natyrisht që është një avantazh, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Gjithsesi, gjithçka do të vendoset në fushë, por unë besoj se lojtarët e mi do të bëjnë një lojë të mirë”.
PARTIZANI – “Partizani ka një skuadër të fortë fizikisht, janë një ekip mjaft atletik. Këtë verë u kanë ardhur nëntë lojtarë të rinj dhe janë një ekip ndryshe nga sezoni i fundit. Ishin në Slloveni për fazë përgatitore, zhvilluan disa miqësore dhe bënë mirë. Megjithatë, ndeshjet miqësore ndryshojnë nga ato zyrtare. Ne do të përpiqemi të kontrollojmë lojën dhe të kemi topin në zotërim për të krijuar sa më shumë raste”, u shpreh Nozadze.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then