Shurupi i Mollës – Zbuloni Sëmundjet që Parandalon

Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni për të mbajtur larg sëmundjet.

Molla, është një frut që rritet anëembanë botës dhe vlerësohet nga të gjithë, jo vetëm prej shijes por edhe prej përfitimeve shëndetësore.

Shurupi i mollës përmban shumë vitamina të rëndësishme për të mbajtur trupin të fortë e të shëndetshëm.

Shurupi përmban gjithashtu fitoushqyes që pengojnë shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetsore siç janë azma, sëmundjet kardiovaskulare dhe tensioni i gjakut.

Falë përmbajtjes së antioksidantëve, shurupi i  mollës pakëson rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve kronike.

Molla është burimi më i pasur i përbërësve fenolikë që përthithen drejtpërdrejt nga gjaku.

Përqendrimi më i lartë i këtyre ushqyesve gjendet tek lëkura e mollës, por edhe direkt nën të.

Molla ka një sasi të përshtatshme të pektinës dhe fibrës.

Shurupi i saj përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave A, C dhe B6. Nëse pini një gotë me shurup molle do të përfitoni 10 lloje të ndryshme vitaminash në të njëjtën kohë.

Shurupi i mollës përmban edhe minerale shumë të rëndësishme siç janë kalciumi, kaliumi, fosfori, magnezi, mangani dhe hekuri.

Shurupi i mollës përmban gjithashtu fitoushqyes të shumëfishtë. Ky shurup përmban pak sodium, por asnjë gjurmë yndyre apo kolesteroli.

Shurupi i mollës ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2, falë përbërësve fenolikë që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe stimulojnë qelizat beta në pankreas për të sekretuar më shumë insulinë.

Në këtë mënyrë, shurupi i mollës ndihmon në përthithjen e glukozës nga ana e traktit tretës.

Shurupi i mollës është i dobishëm për lëkurën dhe flokët. Ai mund të përdoret si një kurë speciale kundër inflamacionit të lëkurës, kruarjeve, çarjeve, puçrave, akneve dhe rrudhave. Shurupi i mollës është i mirë edhe kundër zbokthit në përdorimin e tij në larjen e flokëve.

Shurupi i mollës përmban pak kalori dhe sodium duke ndihmuar kështu në largimin e lëngjeve të tepërta në organizëm.

Prania e tepërt e ujit në organizëm të jep përshtypjen e një trupi obez dhe të rëndë.

Shurupi i mollës është plot me fibër dhe ju bën të ndiheni të ngopur, duke shmangur kështu nevojën e të ngrënit të tepërt.

Shurupi i mollës përmban shumë antioksidantë, polifenolë dhe flavonoidë që ushqejnë dhe mbrojnë zemrën.

Kaliumi që gjendet tek molla është i dobishëm për shëndetin e zemrës.

Pacientët që vuajnë nga azma dhe që pijnë shurup molle në mënyrë të rregullt, përjetojnë më pak simptoma të azmës, sepse molla përmban shumë vitaminë C dhe antioksidantë.

Shurupi i mollës ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ruan nivelin e pehashit në organizëm. Ky shurup luan rolin e një pastruesi efikas të mëlçisë.

Vitamina C tek molla forcon sistemin imunitar dhe parandalon shfaqjen e shumë sëmundjeve që shkaktohen nga viruset dhe bakteret.

1 mollë

1½ lugë çaji me kanellë

½ lugë çaji me ekstrakt vanilje

1 gotë me ujë

Mjaltë

Qërojeni mollën dhe ndajeni në copa. Hidhini copat e mollës në një tenxhere dhe shtoni ujin, kanellën dhe vaniljen.

Zijini të gjithë përbërësit dhe më pas uleni zjarrin duke e lënë tenxheren edhe për 5 minuta të tjera në zierje të ngadaltë. Lëreni shurupin të ftohet dhe hiqni copat e mollës. Lëngun hidheni në një kavanoz qelqi.

Shtoni mjaltë sipas dëshirës.

Ruajeni në temperaturë ambienti ose futeni në frigorifer, nëse planifikoni ta përdorni më vonë.

Edhe nëse e ruani në frigorifer mund ta ngrohni sërish nëse dëshironi ta përdorni si pije të ngrohtë./AgroWeb.org

Shurupi i Mollës – Zbuloni Sëmundjet që Parandalon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook