Florenci: Të rifitojmë titullin kampion, dua të tjerë trofe me Milanin!

Metaversi është bota virtuale, e cila po zhvillohet masivisht nëpërmjet investimeve. Prona, pasuri të tundshme, por edhe imazhe. Pjesë e saj, nëpërmjet një NFT-je (karta me vlerë në virtualitet) është bërë edhe Alesandro Florenci. Lidhur me investimin e tij më të fundit, por edhe objektivat me Milanin, 31- vjeçari ka folur në një intervistë për “ItaliaNFT”.

FLORENCI TOMORI

Përse duhej të investonit në një fushë të tillë?

Dikur futbollistët ishin thjeshtë sportistë, por më pas erdhën rrjetet sociale dhe gjithçka ndryshoi. Ky investim është një hap drejt së ardhmes me fansat që do të kenë mundësi të përjetojnë përvoja të reja dhe unike. Ky është një biznes në rritje dhe unë si sipërmarrës e mendova të drejtë që të përfshihem.

Sezoni ka nisur me dy fitore, megjithëse janë vetëm miqësore…

Ka shumë rëndësi të mos humbasim dëshirën për të fituar gjithmonë. Këtë ua kam thënë shokëve që ditën e parë timen te Milani. Disa nuk më kuptonin, por unë e ndjeja që kishim diçka speciale e më vjen mirë që titulli i fituar më dha të drejtë.

Si është të kesh një ‘shef’ si Maldini?

Njiheshim, por në vitin e fundit raporti ynë është thelluar. Ka vlera, ashtu siç ka edhe Masara. Ata janë baza e suksesit në kampionat sepse së bashku me trajnerin kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Çfarë qëllimesh do të keni sivjet?

E ndiejmë akoma euforinë e titullit, por do të kalojë sepse pas disa javësh rinis kampionati dhe ne dëshirojmë të konfirmojmë të gjithë gjërat e mira të treguara në sezonin e kaluar. Duhet të japim të gjithë maksimumin dhe besoj të gjithë e kanë kuptuar se për një trofe nevojitet puna e të gjithëve.

Si ju duken të rinjtë në skuadër?

Kemi vetëm pak ditë që jemi të gjithë së bashku. Gjatë sezonit do të ketë vend për të gjithë. Për disa që nuk do të luajnë shumë ka për të qenë disi më e ndërlikuar, por janë shumë ndeshje e secili do të ketë shansin e tij.

Me Piolin keni folur për planet e sivjetme?

Ai nuk ka nevojë të flasë me mua dhe me askënd. Duhet të vazhdojë rrugën e tij me idetë e tij. Më pas do të shohim se çfarë do të arrijmë e si do të jenë paraqitjet tona. Tani po punojmë për të qenë gati sapo ndeshjet të vlejnë pikë.

E keni menduar ta mbyllni karrierën te Milani?

Besimi që të gjitha kanë shfaqur ndaj meje ka shumë rëndësi. Milani më kërkoi e më deshi më shumë se çdo skuadër dhe në fund e mbajti fjalën duke më blerë. Për këtë fanellë do të jap gjithçka mundem duke uruar që në të ardhmen të fitojmë edhe ndonjë trofe tjetër.

Arena e Lajmit


Loading…

Florenci: Të rifitojmë titullin kampion, dua të tjerë trofe me Milanin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook