“Projekti i Portit të Durrësit dështim”, Alibeaj i përgjigjet Ramës: Veç largimit, duhet të japësh llogari për abuzimet pa fre me pasuritë e shqiptarëve!

Alibeajj

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për  projektin për Portit të Durrësit.

Alibeaj ka thënë se për gati 9 vjet kryeministri u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime, ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike.

Reagimi:

Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike. Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fre me pasuritë e shqiptarëve

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×