U kapën në një ‘shtëpi bari’ në Angli, burg për dy të rinjtë shqiptarë (EMRAT)

Shtepi Bari

Dy të rinj shqiptarë kanë dalë para gjykatës britanike, pasi u kapën në një ‘shtëpi bari’ në Angli.

Bëhet fjalë për Landi Ruçin, 32 vjeç dhe Elidon Hodajn, 27 vjeç, të cilët akuzohen për prodhimin e drogës në Bangor.

Magjistratët e Llandudno-s dërguan çështjet e tyre në Gjykatën e Kurorës. Të pandehurit, të dy pa adresë fikse, folën vetëm për të konfirmuar detajet e tyre përmes një përkthyesi shqip gjatë seancës së shkurtër të pasdites së djeshme.

Ata akuzohen për prodhimin e një sasie të madhe kanabisi, një drogë e kontrolluar e klasit B, në Bangor. Prokurori kërkoi ‘arrest me burg’ për Ruçin dhe Hodajn, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë kërkesë për lirimin e tyre me kusht.
Arena e Lajmit

U kapën në një ‘shtëpi bari’ në Angli, burg për dy të rinjtë shqiptarë (EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook