Primaret në PD, ja fituesit në qytetet e mëdha. Tri bashki shkojnë në balotazh

Boci

Partia Demokratike ka zgjedhur sot kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Në përfundim të një dite të gjatë votimesh dhe numërimesh, Balkanëeb ka nxjerrë listën e kandidatëve në bashkitë kryesore të vendit, ku tri prej tyre do të shkojnë në balotazh, për shkak se kandidati që ka marrë më shumë vota nuk e ka kaluar pragun e 50%+1. 

Kështu në Shkodër dhe Elbasan, ashtu siç pritej janë konfirmuar Bardh Spahia (kryebashkiaku aktual) dhe Luçiano Boçi (që do të lërë mandatin e deputetit), të cilët në zgjedhjet e djeshme nuk kishin rivalë përballë. 

E njëjta situatë ka qenë edhe në Kukës ku Admir Sinemati ishte i vetëm. 

Në Lezhë fitues është shpallur Pashk Gjoni, ndërsa në Durrës ish deputeti Igli Cara. 

Një tjetër ish deputete ka fituar në Korçë. Ledina Aliolli ka marrë votat e demokratëve për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. 

Fituesit

Shkoder  Bardh Spahia

KukësAdmir Sinemati

DibërBesnik Alku/ Ismail Uka (balotazh)

LezhëPashk Gjoni

Durrës  Igli Cara

TiranëBelind Këllici/ Ilir Alimehmeti (balotazh)

ElbasanLuçiano Boçi

FierEvdar Kodheli/ Artur Mahmutaj (balotazh)

Vlorë  Hysni Sharra

GjirokastërDorjan Lani

KorçëLedina Aliolli

BeratZija Ismaili

KamëzArjan Hoxha

Primaret në PD, ja fituesit në qytetet e mëdha. Tri bashki shkojnë në balotazh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook