Bajrami-Fiorentina, nuk ka mbaruar asgjë. Në garë kthehet një tjetër klub i Serisë A

E ardhmja e Nedim Bajramit vazhdon të jetë e paqartë, me futbollistin i cili në ditët e mbetura të merkatos, do të jetë në diskutim deri në fund të saj. Nëse qëndron te Empoli, ai ka të siguruar një post mes titullarëve, por klube që luajnë për objektiva më të rëndësishme në Serinë A janë të gatshme të bëjnë lëvizjen e fundit para mbylljes së merkatos.

nedim-bajrami-empoli-1634131704-72757

Fiorentina vazhdon të jetë e interesuar për lojtarin dhe sipas mediave italiane, pas përfundimit të ndeshjes në Ligën e Konferencës, do të rifillojë diskutimet për transferimin e tij në Firence. Empoli ka bërë të qartë se kërkon 10 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe do të pranojë të ulë këtë shifër vetëm nëse në marrëveshje përfshihen lojtarë të tjerë që u interesojnë toskanëve.

Por njëkohësisht, interesimi ka rifilluar edhe nga Sasuolo, i cili me largimin e Skamaka dhe Raspadori ka humbur forca të rëndësishme në fazën ofensive. Bajrami shihet si një emër që mund të ofrojë cilësi në mesfushë dhe Sasuolo pritet që gjithashtu të rifillojë negociata me Empolin në ditët në vijim për të siguruar fantazistin e përfaqësueses shqiptare.

Arena e Lajmit


Bajrami-Fiorentina, nuk ka mbaruar asgjë. Në garë kthehet një tjetër klub i Serisë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook