Xhuzepe Marota është njeriu që ka në dorë çelësat e merkatos së Interit dhe mbi këtë temë administratori i deleguar i zikaltërve është shprehur ditën e djeshme duke folur jo vetëm mbi emrin e mbrojtësit, që pritet të vijë, por edhe mbi qëndrimin e Milan Shkriniarit, duke u ndalur fund te shorti i Champions League.

SHKRINIAR – “Milani do të qëndrojë me ne dhe jam shumë i lumtur për këtë, pasi është një element i rëndësishëm i skuadrës. Presidenti e bëri të qartë se nuk do të pranoheshin ofertat e PSG-së. Për sa i përket rinovimit të tij, mund të them që është një djalë për së mbari dhe jam optimist. Si fillim do të bisedojmë me të për të nisur negociatat, pastaj do t’i propozojmë një kontratë që ta kënaqë. Jam besimplotë që kërcënimet e klubeve të tjera nuk do të jenë të mjaftueshme për të minuar vlerën e këtij lojtari”.
MBROJTËSI – “Për momentin është një garë mes tre mbrojtësve që janë përfolur (Açerbi, Akanzhi e Shalobah). Açebri na është ripropozuar, por do ta vlerësojmë mes nesh se cili do të mbërrijë. Ne jemi një klub që dihet çfarë kërkon dhe do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na jep merkatoja për të zgjedhur lojtarin që do të mbërrijë këtë verë”.
CHAMPIONS LEAGUE – “Është një short shumë i vështirë dhe duhet të mbështetemi në forcën dhe eksperiencën e sezonit të kaluar për t’ia dalë. Janë kundërshtarë për të cilët kemi respekt maksimal, por nuk kemi frikë. Do të jetë një sezon anormal për sa u përket impenjimeve dhe do të ketë shumë presion, por do të jetë një eksperiencë unike për të gjithë”.
Arena e Lajmit
and then