EMRI/ “Do kryqëzoj policët, do jetë një skenë tmerri”, arrestohet i riu shqiptar pro ISIS në SHBA. 32-vjeçari kërcënime dhe në rrjetet sociale

336706982 1175412333139228 4452021264943099785 N

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë amerikane, pasi akuzohet se ka kërcënuar këta të fundit. Mediat e huaja raportojnë se Ridon Kola akuzohet se ka bërë kërcënime para ditës kur zhvillohet Parada e Shën Patrikut në Yonkers të Nju Jorkut, gjatë kohës kur të pranishëm ishte dhe kryebashkiaku.

“Kjo është ajo që terroristët duan të bëjnë. Duan t’ju terrorizojnë mendimet dhe t’ju bëjnë të keni frikë”, tha kryebashkiaku Mike Spano. Një hetim zbuloi kërcënime shqetësuese të 32-vjeçarit në rrjetet sociale. Sipas mediave amerikane, Kola dyshohet se ka shprehur mbështetje për ISIS dhe ekstremizmin radikal islam.

Ndërkohë, FBI-ja shprehet se ai i ka dërguar një mesazh direkt Policisë së Yonkers, ku shkruante: “Do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekber”.
Nga ana tjetër ai u pyet për këto mesazhe. Por këtë herë, Task Forca kundër Terrorizmit në FBI dhe Policinë e Nju Jorkut e arrestuan.

Prokurori amerikan tha se këtë muaj, Kola lavdëroi Sayfullo Saipov, duke e quajtur vëlla. Saipov ndodhet në burg përjetë sepse përdori një kamion për të shtypur 8 persona dhe plagosi disa të tjerë. Më 9 nëntor 2021 Kola ka dërguar një mesazh në Departamentin e Policisë së Yonkers ku shkruante në shqip: Do t’ju masakroj vajza të vogla.

Më 5 dhjetor 2021 ai ka dërguar sërish mesazh. “Duke nisur nga nesër do të filloj të vras oficerët tuaj. Thjesht për ta ditur kush e bën, jam Ridon Kola, gjak shqiptari”, thoshte ai. Ndërkohë ai ka vijuar me postimet dhe më 12 mars 2023 ka postuar një fotografi me një sëpatë në dorë ku shkruante në shqip: Ejani tradhtarë, po ju pres.

Arena e Lajmit

EMRI/ “Do kryqëzoj policët, do jetë një skenë tmerri”, arrestohet i riu shqiptar pro ISIS në SHBA. 32-vjeçari kërcënime dhe në rrjetet sociale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook