“Bashkimi i PD, jo vetëm për opozitën”, Mediu: Nxjerrja e një kandidati të përbashkët interes kombëtar përballë regjimit antinjerëzor

Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar temat që janë diskutuar në takimin e kryesisë së kësaj force politike.

Mediu zbuloi se pas takimit të mbajtur, forumi i Gruas Republikane bëhet anëtare me të drejta të plota të IWDU, ndërsa Rinia Republikane do bëhet anëtare me të drejta të plota së shpejti.

Sakaq, Mediu shkroi se bashkimi i Partisë Demokratike në një kandidat të vetëm është jo vetëm interes politik i tyre apo opozitës, por interes kombëtar përballë regjimit antikushtetues dhe antinjerëzor të pushtetit të sotëm.

Postimi i plotë:

Takim me kryesinë e Partisë Republikane në përgatitje për zgjedhjet lokale, aktivin e gruas, aktivin e rinisë dhe Kongresin e Partisë Republikane.

Mbas takimit të IDU në Washington, forumi i Gruas Republikane bëhet anëtare me të drejta të plota të IWDU, ndërsa Rinia Republikane do bëhet anëtare me të drejta të plota së shpejti.

Partia Republikane do të mbështesë daljen e opozitës me një kandidat të vetëm dhe daljen me lista të vecanta të këshilltareve të partive opozitare.

Është e rëndësishme bashkëpunimi i këshilltarëve me kandidatët për kryetar Bashkie

Bashkimi i PD në një kandidat të vetëm është jo vetëm interes politik i PD apo opozitës, por është interes kombëtar përballë regjimit antikushtetues dhe antinjerëzor të pushtetit të sotëm

“Bashkimi i PD, jo vetëm për opozitën”, Mediu: Nxjerrja e një kandidati të përbashkët interes kombëtar përballë regjimit antinjerëzor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook