“Energjia u shitej lirë kompanive seksere të qeverisë”, Berisha: Pas rishitjes në bursën ndërkombëtare, paratë ndaheshin me Ballukët e qeverisë

Sali Berisha

Kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar se ndërsa çmimi i energjisë rritej për qytetarët dhe bizneset, energjia shitej lirë për kompanitë seksere të qeverisë.

Ai shpjegoi se si funksiononte skema, ku energjia blihej lirë nga këto kompani dhe më pas shitej shtrenjtë në bursat ndërkombëtare.

Berisha shtoi se pas shitjes, të ardhurat ndaheshin me anëtarët e qeverisë.

“Shqipëria falë nismës me HEC-et, prodhon 100% dhe teprojnë të paktën 2 miliardë kilovat orë. Megjithatë, këta rritën çmimin. KLSH ka kryer një akt shumë të përgjegjshëm, i kontrolloi. KLSH gjeti se digat i zbraznin duke shitur me çmime të lira dhe blinin energji me çmim të shumëfishtë.
Pse e shisnin lirë? Jau shisnin sekserëve të vet. Kompani shqiptare sekserë të vet, dhe këto kompani e rishisnin energjinë e blerë me 5 lekë, me 25 lekë në bursën ndërkombëtare dhe paratë i ndanin me Ballukët e qeverisë”, tha ai.
Arena e Lajmit

“Energjia u shitej lirë kompanive seksere të qeverisë”, Berisha: Pas rishitjes në bursën ndërkombëtare, paratë ndaheshin me Ballukët e qeverisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook