“Bandë armike e interesit publik”, Meta i ashpër me qeverinë: Marrëzi e qëllimshme lënia e Shkodrës pa gjykata

Meta Ilir

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cilëson si një marrëzi të qëllimshme lënien e Shkodrës pa gjykata.

Në një reagim të tij, Meta shprehet se qytetarët shkodranë vuajnë mungesën e drejtësisë, punësimit dhe zhvillimit nga kjo “bandë që është armike e interesit publik”.

“Lënia e Shkodrës pa gjykata është një marrëzi e qëllimshme e “Rilindjes”.

Sot në Shkodër qytetarët vuajnë mungesën e drejtësisë, punësimit dhe zhvillimit nga kjo bandë që është armike e interesit publik.

Ndaj më 14 Maj, në Shkodër dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, ndëshkimi me votë për këtë bandë është i pashmangshëm”, shprehet Meta.

“Bandë armike e interesit publik”, Meta i ashpër me qeverinë: Marrëzi e qëllimshme lënia e Shkodrës pa gjykata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook