Presidenti Begaj takim me krerët e shteteve të rajonit: Vendet anëtare të NATO-s te mos lejojnë provokime për destabilizimin e Kosovës

Presidenti Begaj takohet me krerët e shteteve të rajonit në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog
 
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog, ku u takua ndër të tjera me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.
 
Gjatë takimeve, Presidenti Begaj ndau me presidentët vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
 
Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në Veriun e Kosovës. Presidenti Begaj nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin.
  
Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×