Diskutohet e ardhmja, agjenti i Dembele takon drejtorin sportiv të Barcelonës

Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, agjenti i Ousmane Dembélé, Moussa Sissoko, u takua me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco.

Sulmuesi francez, përmes përfaqësuesit të tij, ka bërë të ditur se vullneti i tij është të qëndrojë dhe se nuk dëshiron të ushtrojë klauzolën e lirimit prej 50 milionësh, e vlefshme deri më 31 korrik, që është në kontratën e tij.

Nga kjo shifër,  katalanasit do të fitonin vetëm 50% ndërsa pjesa tjetër do të shkonte për Sissoko.

Me skadimin e kontratës së tij në vitin 2024, Dembélé mund të firmosë rinovimin me Barcelonën, klub ky që është gati të ofrojë një kontratë të re deri në vitin 2027.

Në sezonin e fundit, Dembélé zhvilloi 35 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 9 asiste.

()

Arena e Lajmit


Diskutohet e ardhmja, agjenti i Dembele takon drejtorin sportiv të Barcelonës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook